image Përfundon protesta në Zveçan, serbët i shpërndan edhe shiu

Siguri

Përfundon protesta në Zveçan, serbët i shpërndan edhe shiu

news image

Pas tubimit të ditës së sotshme, protestuesit serbë në komunën e Zveçanit janë shpërndarë rreth orës 16:00.

Shpërndarja erdhi pasi krerët e Listës Serbe, Goran Rakiq e Igor Simiq patën bisedë me disa pjesëtarë të KFOR-it.

Pjesëtarët e KFOR-it i thanë Rakiqit e Simiqit se ushtarët e tyre kanë larguar plumba nga jelekët e tyre.

Tutje, një nga pjesëtarët e KFOR-it i tha Rakiqit se situata e së hënës nuk do të lejojnë që të përsëritet.

/GazetaSinjali/