image Protestuesit - Abelard Tahirit: Ik atje laper, hup (VIDEO) - Sinjali

Protestuesit – Abelard Tahirit: Ik atje laper, hup (VIDEO)

news image

Para objektit të Kuvendit të Kosovës, po mbahet protesta e veteranëve të UÇK-së, të cilët po shprehin pakënaqësitë e tyre, për shkak të mos përfshirjes në ligjin e pagës minimale.

Sikur shumë protesta edhe kjo e sotmja po kalon me momente dramatike, shkruan Gazeta Sinjali.

E një moment i tillë është kapur në momentin që mori fjalën shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ku disa nga protestuesit, iu drejtohen me fjalët: “Ik prej këtu, laper, hup”.

Tahiri ka kërkuar nga deputetët e pozitës, që të reflektojnë në lidhje me çështjen.

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pushim deri në orën 13:00, kjo pas situatës së tensionuar në sallën e kuvendit.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin