image Përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit në Thumanë

Përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit në Thumanë

news image

Arben Cara, shefi i repartit zjarrfikës të Kamzës që ka qenë pjesë e misionit të kërkim-shpëtimit në Thumanë, ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook se ka përfunduar kërkimi në këtë zonë.

Ai ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shumë personave dhe ka falënderuar ekipet e Kosovës, Greqisë e Italisë që ndihmuan në këtë opearcion.

“Merr fund ankthi për gjetjen e viktimave në Thumanë, u prehshit në paqe vëllezër, motra të familjes së madhe Cara, dhimbja nuk njeh kufi për këta njerëz të pafajshëm, ngushëllime për të gjithë ata që humbën famijarët e tyre në këtë katastrofë natyrore! Faleminderit kolegëve tanë të Kosovës, Greqisë, Italisë dhe mbarë Shqipërisë për ndihmën e madhe që na dhanë në këtë situatë të jashtëzakonshme! Punuan natë e ditë deri në gjetjen e trupit të fundit pa u lodhur, duke mos hezituar të rrezikonin edhe jetët e tyre! Faleminderit, faleminderit, faleminderit”, shkruan Cara, i cili në këtë tragjedi ka humbur disa kushërinj të tij. /Gazeta Sinjali/