Dje janë mbajtur zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës, e menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, KQZ ka filluar numërimin.
Mirëpo në komunën e Gjakovës, ka përfunduar numërimi.
Sipas rezultateve kjo komunë do të shkojë në balotazh.
Kryetari aktual nga AAK, Ardian Gjini dhe kandidatja e LVV-së, Mimoza Kusari- Lila do të takohen në balotazh pas një muaji.