image Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, VV merr mbi 64%

Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, VV merr mbi 64%

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në Komunën e Prishtinës për zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të publikuara në webfaqen e këtij komisioni, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 62 mijë e 359 vota apo 64,09%.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës këtë herë ka marrë vetëm 16 mijë e 695 vota apo 17,16%.

Në kryeqytet, Partia Demokratike e Kosovës është renditur e treta me 11 mijë e 673 vota apo 12%, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë vetëm 3 mijë e 359 vota apo 3.49%.

Në këtë rezultat nuk përfshihen votat e diasporës e as ato me kusht./Gazeta Sinjali/