image Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, Agim Veliu tregon se çfarë u bisedua

Kosovë

Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, Agim Veliu tregon se çfarë u bisedua

news image

Para pak minutave ka përfunduar takimi i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Nënkryetari i partisë, Agim Veliu, ka thënë se s’kanë diskutuar për emra, por për t’u përgatitur për zgjedhje.

Asnjë emër ende nuk është në shqyrtim, ne jemi duke biseduar për kriteret, do t’i ndërtojmë kriteret edhe për kandidatët për kryeministër dhe për kanididatët për deputetë”, tha Veliu.

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot në orën 10:00 ka mbledhur Kryesinë e partisë, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike pas vendimit të Kushtetueses dhe për punën e zgjedhjeve të parakohshme.
/Gazeta Sinjali/