image Kurti nga Munihu: Gjermania është e gatshme ta ndihmojë Kosovën

Kosovë

Politikë/ Kurti nga Munihu: Gjermania është e gatshme ta ndihmojë Kosovën

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka takuar anëtarët e Bundestagut; Patrick Sensburg, Tobias Lindner, Fritz Felgentreu, Jürgen Hardt dhe Ralph Brinkhaus.

Këto takime ai i ka bërë gjatë qëndrimit në Munih të Gjermanisë, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha vendet e botës.

Pas këtyre takimeve, Kurti nëpërmjet një postimi në Twitter, deklaroi se Gjermania është një aleate dhe përkrahëse e shkëlqyeshëm e Kosovës.

“Ditën time të fundit në #MSC2020 kam pasur takime të këndshme me anëtarët e Bundestagut. Gjermania është një aleate dhe përkrahëse e shkëlqyeshme. Ata patën urimet më të mira për qeverinë tonë të re dhe ofruan mbështetjen e tyre”, tha Kurti.

Konferenca në Munih ka zgjatur dy ditë. Nga Kosova, përveç kryeministrit Kurti, kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca dhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

/GazetaSinjali/