Ka përfunduar intervistimi i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylës nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar avokati i Azem Sylës, Besnik Berisha.
“Intervistimi i Azem Sylës përfundoi. Sapo përfunduam dhe dolëm nga Dhomat e Specializuara”, ka thënë Berisha.
Azem Syla udhëtoi dy ditë më parë për në Hagë , teksa ishte ftuar për intervistim në tetor të vitit të kaluar. Intervistimi i djeshëm i Sylës kishte zgjatur për 7 orë./Gazeta Sinjali/