image Pas 100 ditëve, 'Bienalja Manifesta' mbyllet sonte me një koncert

Art & Dizajn

Pas 100 ditëve, ‘Bienalja Manifesta’ mbyllet sonte me një koncert

news image

Edicioni it 14-të i Manifestës, e njohur edhe si Bienalja Nomade Evropiane, përfundon sonte.

Përmbyllja e saj do të bëhet me një koncert nga Saz’iso.

Faqja zyrtare “Manifesta Biennial” ka njoftuar se eventi i mbylljes fillon nga ora 18:00 në Fabrikën e Tullave.

“103 pjesëmarrës, 25 hapësira dhe plot 100 ditë! Sot është dita e fundit e Manifesta 14 Prishtina. Ju ftojmë të vizitoni hapësirat tona për herë të fundit sot deri në orën 16:00 dhe ju ftojmë të gëzojmë së bashku në eventin e mbylljes me Saz’iso prej orës 18:00 në Fabrikën e Tullave”, thuhet në njoftimin e Manifestës.

/GazetaSinjali/