image Përfundon numërimi edhe në Shtime, balotazh mes LVV-së dhe PDK-së - Sinjali

Përfundon numërimi edhe në Shtime, balotazh mes LVV-së dhe PDK-së

news image

Sot janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë, ku është votuar për kryetarin dhe një asamblist të komunës, raporton Sinjali.

Numërimi i votave nga KQZ ka përfunduar edhe në komunën e Shtimes, ku edhe këtu do të ketë balotazh.

Sipas rezultateve të fundit, në këtë komunë në raundin e parë të zgjedhjeve i pari ka dalë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Qemajl Aliu me 45,10 për qind të votave.

Në anën tjetër, i dyti është radhitur Naim Ismajli me 44,64 për qind të votave, e i treti Bedri Zeqiri me 10,26 për qind.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin