image Përfundon biseda telefonike Biden-Putin, ka zgjatur më shumë se një orë

Botë

Përfundon biseda telefonike Biden-Putin, ka zgjatur më shumë se një orë

news image

Agjencia franceze e lajmeve AFP ka njoftuar se ka përfunduar biseda telefonike në mes të presidentit të ShBA-së, Joe Biden dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Telefonata siç kanë treguar nga Shtëpia e Bardhë ka zgjatur më shumë se një orë, derisa detajet e bisedës pritet të dihen pas pak.

Kjo bisedë telefonike ka ardhur, pasi Shtëpia e Bardhë ka mësuar se Rusia do t’ia mësyjë pushtimit të Ukrainës në ditët në vazhdim.

/GazetaSinjali/