image Përfundon asfaltimi i rrugës që i lidh katër lagje në Prishtinë

Sociale

Përfundon asfaltimi i rrugës që i lidh katër lagje në Prishtinë

news image

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave ka njoftuar se është asfaltuar rruga “1 tetori” e cila lidh katër lagje të Komunës së Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin në faqen e Drejtorisë në Facebook janë publikuar edhe pamje të asfaltimit të kësaj rruge.

Vlen të theksohet se lagjet me të cilat lidhet kjo rrugë janë Qendra, Velania, Taslixhja dhe Sofalia.

“‘Rrugës. ‘1 Tetori’, i erdhi radha!

Pas shumë kërkesave të qytetarëve, për gjendjen e mjerueshme te Rr. ‘1 Tetori’, rrugë me simbolik të madhe, i erdhi koha të përfundohet me sukses.

Kjo rrugëlidhëse e Qendrës, Velanisë, Taslixhes dhe Sofalisë, i erdhi koha dhe fundi i problemeve!

Gëzuar! Vazhdojmë hapërimin prej-projektit-në-projekt!”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/