Kanë përfunduar tri ndeshjet që u zhvilluan sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Sot janë zhvilluar ndeshjet në mes të Dukagjinit-Prishtinës, Feronikelit- FC Ballkanit dhe Trepçës 89, transmeton Gazeta Sinjali.
Dukagjini dhe Prishtina janë ndarë me barazim, ndërsa Feronikeli është mposhtur nga Ballkani me rezultat 2:0. Golat e kësaj ndeshje i ka shënuar Blend Baftiu në minutat e 31-të dhe 66-të.
Në anën tjetër Trepça 89 ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat minimal 1:0, me golin e shënuar në minutën e 40-të nga Arb Manaj./Gazeta Sinjali/