image Përfundojnë ndeshjet e sotme në Superligë, Feronikeli e mposht Prishtinën, Llapi fiton ndaj Besës

Futboll

Përfundojnë ndeshjet e sotme në Superligë, Feronikeli e mposht Prishtinën, Llapi fiton ndaj Besës

news image

Feronikeli ka mposhtur me rezultat 1:0 Prishtinën në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës, shkruan Sinjali Sport.

Në pjesën e parë golin për vendasit e ka shënuar Marko Simonovski, i cili në pjesën e dytë vulosi fitoren për këtë ekip duke shënuar nga penaltia.

Në minutën e 79-të, Feronikeli mbeti me 10 lojtarë kur Argjend Malaj u ndëshkua me të kuq. Me këtë fitore, Feronikeli tani është në vendin e gjashtë me 31 pikë.

Kurse, Prishtina ka dështuar që të marrë ndonjë pikë në këtë takim dhe mund të jetë jashtë garës për titull përfundimisht, e cila ka 50 pikë të grumbulluara, një më pak sesa Ballkani dhe katër më pak sesa Drita.

Rezultati i ndeshjes tjetër  të zhvilluar në orar të njëjtë mes Besës dhe Llapit ka përfunduar 1-4 në të mirë të mysafirëve./Gazeta Sinjali Sporti/