Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të sotme që u zhvilluan në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja mes Ferizajt dhe Llapit ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat përfundimtar 2:0. Golat për Ferizajin i shënoi sulmuesi prishtinas, Dren Gashi.
Teksa ndeshja tjetër mes Gjilanit dhe Dukagjinit, ka përfunduar me fitoren e skuadrës së Gjilanit. Ndeshja përfundoi me rezultat përfundimtar 4:0, ku golat i shënuan: Progni, Veliu, Plaku dhe Busiç.
Në ndeshjen tjetër, Feronikeli ka arritur një fitore tejet të rëndësishme si vendas ndaj Trepçës 89 me rezultat përfundimtar 3:0. Golat në këtë ndeshje i shënuan: Mendurim Hoti, Mevlan Zeka dhe Albert Dabiqaj.
Gjatë ditës së sotme zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes Prishtinë dhe Ballkanit, e cila fillon nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë./Gazeta Sinjali/