image Përfundojnë Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, Kosova e 42-ta

Sporte të tjera

Përfundojnë Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, Kosova e 42-ta

news image

Kanë përfunduar garat sportive në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Gara përmbyllëse ishte ajo në vaterpolo në konkurrencë të meshkujve.

Të dielën në ditën e fundit të garave është zhvilluar edhe maratona në atletikë, finalja e basketbollisteve, katër finale në boks, disa gara në çiklizëm, ndeshjet për medalje në hendboll (femrat).

Ka pasur gara edhe në gjimnastikë ritmike e volejboll për femra.

Tani ka mbetur të zhvillohet edhe ceremonia mbyllëse për Lojërat shumë të suksesshme të Tokios.

SHBA-ja është më e suksesshmja me 39 medalje të arta e 113 medalje gjithsej.

Kosova përfundon e 42-a falë dy medaljeve të arta të xhudisteve. /Gazeta Sinjali Sporti/