image Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale prej 31 deri në 35 gradë

Kosovë

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale prej 31 deri në 35 gradë

news image

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.

“Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat minimale gjatë kësaj dite do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë nga 31 deri në 35 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore”, bëri të ditur IHMK-ja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/