Është raportuar se kulmi i një shtëpie në Prishtinë është përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Zjarrfikësve tregojnë se rasti ka ndodhur dje në mëngjes.
Po ashtu ata tregojnë se ajo shtëpi ishte e pabanuar, ndërsa thuhet se është pronë e Komunës së Prishtinës.
Me të arritur në vendin e ngjarjes, zjarrfikësit kanë arritur që ta shuajnë zjarrin.
Ende nuk dihet se çfarë dëme janë shkaktuar apo nëse ka të lënduar.