Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Greme të Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se njësitë kompetente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë dhe të shuajnë në tërësi zjarrin.
Sipas pronarit të shtëpisë e cila përdoret për lënien e gjësendeve të ndryshme dhe jo për banim, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga shporeti i cili shërben për ngrohjet qendrore të shtëpisë.
Sipas tij, dëmet materiale që u shkaktuan si pasojë e zjarrit kapin vlerën e rreth 3 mijë eurove.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Incident zjarri’.