image Përfshihet nga zjarri një qumështore në Prizren, pronari thotë se dëmi është rreth 50 mijë euro

Siguri

Përfshihet nga zjarri një qumështore në Prizren, pronari thotë se dëmi është rreth 50 mijë euro

news image

Qumështorja “Afioni” në Prizren është përfshirë nga zjarri mëngjesin e djeshëm, rreth orës 03:00, raporton Gazeta Sinjali.

Pronari i kësaj qumështoreje, Faton Xhabali, tha për Gazetën Sinjali se vlera e dëmit që ka shkaktuar zjarri është rreth 50 mijë euro.

Ai dyshon se shkaktar i zjarrit është energjia elektrike.

Xhabali tha se askush nuk ka qenë brenda në momentin kur qumështorja është përfshirë nga flakët.

Ai njoftoi se njësitet kompetente janë duke u marrë me hetimin për zbardhjen e rrethanave të rastit./Gazeta Sinjali/