Dje në fshatin Zabel të Gjakovës një lokal është përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, rastin e ka denoncuar pronari i lokalit, i cili ka pësuar lëndime gjatë shuarjes së zjarrit nga ekipi i zjarrfikësve.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është përfshi në zjarri lokali i tij. Ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Gjatë shuarjes së zjarrit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.”