Mbrëmjen e sotme në Pejë, më saktësisht në Qarshinë e Gjatë, është përfshirë nga zjarri një dyqan, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se fatmirësisht, nga ky zjarr nuk është lënduar asnjë person.
Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë e Pejës, i ka thënë Sinjalit se bëhet fjalë vetëm për dëme materiale.
“Policia u njoftua për këtë zjarr në një dyqan, dhe bashkë me zjarrfikësit shkuan në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin dhe ka vetëm dëme materiale. Po bëhet hetimi i shpërthimit nga zjarri ndërsa nesër, në vendin e ngjarjes do të shkojë edhe eksperti i zjarreve sepse tash natën, është e pamundur”, tha Gashi.