image Jori shfaqet përsëri në Vlorë, pas thashethemeve se ishte në klipin e Noizyt

Bota e Yjeve

Jori shfaqet përsëri në Vlorë, pas thashethemeve se ishte në klipin e Noizyt

news image

Njëra prej vajzave që mori vëmendjen e shqiptarëve nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 2 është edhe modelja dhe balerina shqiptare që jeton e vepron në Itali, Jori Delli.

E njohur për çiltërsinë e saj gjatë kohës sa qëndroi në shtëpi, Jori ka filluar të bëjë show më shumë jashtë, së sa gjatë kohës që ishte në shtëpi.

Kësaj here bukuroshja zeshkane duket se është zënë me projekte për këngëtarët shqiptarë.

Dje ajo u pa në një jahtë, të cilin e përdori edhe Noizy për ta xhiruar klipin e tij të ri. Madje Noizy është parë në të njëjtin resort ku ishte edhe Jori.

U tha se dje ata ishin në Vlorë dhe kështu duket pasi që sot Jori ka postuar foto nga një resort që shtrihet në brigjet e qytetit të Pavarësisë së Shqipërisë, Vlorës – që është edhe vendlindja e prindërve të Jorit.

/GazetaSinjali/