Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha i është bashkuar Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Nismës, Endrit Shala, përmes një postimi në Facebook.
“Nga sot deputeti i Kuvendit të Kosovës z.Veton Berisha i bashkohet Grupit Parlamentar Nisma Socialdemokrate-AKR!”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/