image Përfaqësuesit e VV-së e LDK-së ende në takim të përbashkët për koalicion

Kosovë

Politikë/ Përfaqësuesit e VV-së e LDK-së ende në takim të përbashkët për koalicion

news image

Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës po mbahet takimi i grupeve punuese të kësaj partie me përaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje rreth mundësisë së arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Takimi ka nisur në orën 13:00 dhe në të po marrin pjesë Besnik Bislimi, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu nga VV ndërsa LDK-në në takim po e përfaqëson Avdullah Hoti e Lumir Abdixhiku.

Ky takim erdhi disa ditë pas takimit të përbashkët që patën Albin Kurti me Isa Mustafën e Vjosa Osmanin./Gazeta Sinjali/