image Driton Selmanaj emërohet Përfaqësues i Qeverisë në të gjitha trupat punuese të Kuvendit

Politikë

Driton Selmanaj emërohet Përfaqësues i Qeverisë në të gjitha trupat punuese të Kuvendit

news image

Përfaqësues i Qeverisë në të gjitha trupat punues të Kuvendit është emëruar zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, raporton Gazeta Sinjali.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se pas marrjes së këtij vendimi i takon Kuvendit që t’i përfundojë procedurat e tjera.

Ndërkohë, në mbledhjen e Qeverisë, e cila është ende duke u mbajtur, me shumicë votash është shfuqizuar vendimi i Qeverisë Nr. 09/24 të datës 14.08.2020 për aprovimin e Koncept Dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian. Tashmë do të rikthehet Ministria e Integrimeve Evropiane./ Gazeta Sinjali/