image Përdoruesit irritohen nga e reja e fundit e Instagramit, arsyetohet drejtori i rrjetit social

Aplikacione

Përdoruesit irritohen nga e reja e fundit e Instagramit, arsyetohet drejtori i rrjetit social

news image

Instagrami do të nisë t’u tregojë përdoruesve postime nga persona të panjohur.

Rrjeti social i ka futur “postimet e sugjeruara”, që do t’ju tregojnë postime nga njerëz që nuk i njihni, pasi të keni mbaruar me postimet e atyre që ndiqni.

Postimet e të panjohurve do të kenë lidhje me ato që shikoni zakonisht, por sërish kjo gjë ka mërzitur përdoruesit e Instagramit, të cilët thonë se e kanë një arsye pse nuk ndjekin persona të caktuar.

Duke folur për “TechCrunch”, Robby Stein, drejtor i Instagramit është arsyetuar lidhur me ‘risinë’ që ka ngjallur shumë reagime.

“Qëllimi ynë është që kur njerëzit t’i kenë parë të gjitha, të vendosin më pas sesi ta përdorin kohën e tyre në rrjetin social. Ne shikojmë që njerëzit kërkojnë postime të tjera për të cilat kanë interes pasi i kanë parë postimet e atyre që i ndjekin. Vendosëm që ta bëjmë më të lehtë për ata që “gërmojnë” gjatë gjithë kohës në Instagram”, është shprehur ai.

Risia e Instagramit do të jetë e disponueshme duke nisur që këtë javë. /Gazeta Sinjali