image Përdoruesit e WhatsApp-it mund ta humbasin llogarinë e tyre nëse nuk e bëjnë këtë gjë

Aplikacione

Përdoruesit e WhatsApp-it mund ta humbasin llogarinë e tyre nëse nuk e bëjnë këtë gjë

news image

Me mbi dy miliardë përdorues aktivë, WhatsApp është pa dyshim një nga aplikacionet më të njohura në të gjithë botën.

Por disa përdorues kanë mbetur të tronditur nga ndryshimi i fundit, që do të thotë se ata mund të humbasin llogarinë e tyre nëse nuk bien dakord të ndajnë të dhëna edhe në Facebook, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Sinjali.

WhatsApp ka njoftuar se po bën ndryshime në politikën e saj të privatësisë nga 8 shkurti, duke e bërë të detyrueshme që përdoruesit në të gjitha vendet jashtë Evropës dhe Mbretërisë së Bashkuar të ndajnë të dhënat e tyre në Facebook.

Ndryshimi ndikon në mënyrën se si WhatsApp përpunon të dhënat dhe do të zbatohet pavarësisht nëse ata kanë apo jo një llogari në Facebook.

Facebook dhe Whatsapp drejtohen nga i njëjti pronar, Mark Zuckemberg, dhe kohët e fundit me risit e sjella, janë munduar të krijojnë ura lidhëse për të dyja rrjetet sociale. /Gazeta Sinjali/