Platforma e njohur sociale, TikTok u ndalua nga administrata Trump për tu përdorur pasi konsideron se ky aplikacion paraqet një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Mirëpo, përdoruesit e TikTok-ut në të gjithë Amerikën filluan duke postuar video të cilët kishin frikë se do të mbyllej TikTok-u.
Shumë prej përdoruesve ishin duke përdorur mënyra për të kapërcyer një ndalim të tillë nga administrata Trump, përfshirë përpjekjen për të mashtruar serverët.
Ndërsa, presidenti i SHBA-së, Donald Trump të premten tha se do të ndalojë TikTok-un të operojë në Amerikë, duke hedhur poshtë një marrëveshje me Microsoft për të blerë aplikacionin.
“Sa i përket TikTok, ne po i ndalojmë ata nga Shtetet e Bashkuara,” u tha Trump gazetarëve.
Kurse, në llogarinë zyrtare të TikTok-ut, menaxheri i saj i Përgjithshëm i SHBA-së, Vanessa Pappas u shfaq duke falënderuar të gjithë përdoruesit për përkrahjen e tyre. /Gazeta Sinjali/