image Përdori patentë shoferin slloven të falsifikuar, dënohet me 900 euro gjobë

Drejtësi

Përdori patentë shoferin slloven të falsifikuar, dënohet me 900 euro gjobë

news image

Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, e ka dënuar me 900 euro gjobë, Adelinë Smajlin, për “Legalizim të përmbajtjes së rreme”, raporton Gazeta Sinjali.

E akuzuara fillimisht ishte dënuar me tre muaj burgim efektiv, mirëpo me propozimin e saj, ky dënimi është zëvendësuar me gjobë prej 900 euro.

Po ashtu, e akuzuara Smajli është obliguar që të paguajë edhe paushallin gjyqësor prej 20 euro, si dhe 30 euro për kompensimin e viktimave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mes tjerash, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Sllavica Popoviq, e akuzuara Smajli ka pranuar fajësinë për veprën me të cilën ngarkohej.

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 11 nëntor 2020 ka ngritur aktakuzë ndaj Adelinë Smajlit, me arsyetimin se ajo më 25 janar 2019, në zyret e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qendrës së Aplikimit në Kamenicë, ka përdorur patentë shoferin slloven plotësisht të falsifikuar edhe pse e ka ditur se është i rremë.

Sipas prokurorisë, më këtë e akuzuara e ka vë në lajthim organin kompetent që në një dokument publik, regjistër apo libër të vërtetojë një çështje të pavërtetë ashtu që është pajisur me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Për këtë, ajo akuzohet se ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”./GazetaSinjali/