Gazeta Sinjali pak më parë publikoi një video të Bekim Haxhiut, ku ai dëgjohet duke kërcënuar qytetarët që nuk rreshtohen përkrah Bekim Jasharit në zgjedhjet e 17 tetorit.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me PZAP-në të cilët kanë konfirmuar se ata kanë pranuar një ankesë të tillë për deputetin Haxhiu.
Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP-së, ka thënë se ankesa do të shqyrtohet dhe për të do të vendoset brenda afatit ligjor.
“PZAP-i sot pas dite ka pranuar ankesën me pretendimet te cilat ju i keni theksuar ne pyetjen e juaj.Ankesa do te vendoset brenda afatit ligjor”, ka thënë ai për Sinjalin.