image Përdhunoi 14-vjeçaren, dënohet me 12 vjet burgim roja i shkollës në Kamëz

Shqipëri

Përdhunoi 14-vjeçaren, dënohet me 12 vjet burgim roja i shkollës në Kamëz

news image

Ish-roja e një shkolle në Kamëz, Abaz Doku, është dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës me 12 vjet burgim për përdhunimin e një vajze 14-vjeçare.

Të përfshirë në këtë krim monstruoz kanë qenë edhe tre persona të tjerë, të cilët u dënuan me të njëjtën akuzë. Klajdi Poçi është dënuar me shtatë vjet burgim. Ndërsa të pandehurit e tjerë, R.O. me tri vjet e tetë muaj burgim dhe F.B. me tri vjet e katër muaj burgim, shkruan tvklan.al.

Avokati i rojës kishte kërkuar një masë më të lehtë dënimi të dhënë nga Shkalla e Parë në 13 janar 2021, por Apeli vendosi të mos e ndryshonte, duke e lënë në fuqi.

As masa e dënimit për të tjerët nuk u ndryshua. Por, Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi që për dy të miturit F.B. dhe R.O., pjesa e mbetur e dënimit të konvertohet në shërbim prove 4 vjet për secilin, me kusht që të mos kryejnë vepër tjetër penale gjatë kësaj periudhe.

Roja i shkollës, Abaz Doku dhe të tjerët u akuzuan për përdhunimin e një 14-vjeçareje dhe për shantazhimin e saj përmes disa videove intime, të kryera nga 65-vjeçari, i cili më pas ua shpërndau të rinjve. Këta të fundit, përmes kanosjes, përfituan nga e mitura dhe e përdhunuan gjithashtu. /Gazeta Sinjali/