image Përballjen me Kosovën Anglia e cilëson si sfidën më të vështirë deri më tani!

Futboll

Euro 2020/ Përballjen me Kosovën Anglia e cilëson si sfidën më të vështirë deri më tani!

news image

Përzgjedhësi i Anglisë në futboll, Gareth Southgate, ka përsëritur se pret përballje të vështirë me Kosovën të martën në kualifikimet për Euro 2020.

Në konferencën për media, një ditë para ndeshjes, Southgate ka thënë se e pret përballje më e vështirë se ajo e fundjavës me Bullgarinë.

“Jam i impresionuar me Kosovën. Do të jetë stil ndryshe i lojës. Kosova bën presion të madh, punë të madhe, është kërcënim më i madh se ai me të cilin apo u përballëm të shtunën”, ka thënë Southgate.

Ai ka pranuar se mund të bëjë ndryshime në formacion, duke mos ia garantuar askujt vendin në ekipin e parë.

Southgate ka thënë se Kosova do të ketë mbështetje të madhe edhe në Angli teksa ka theksuar se pret lojë të shpejtë e me shumë pasion në fushë.

“E pres si sfidën më të vështirë deri tash. S’jam befasuar për rezultatin ndaj Çekisë. I kam shikuar të gjitha ndeshjet. Niveli i performancës ka qenë konsistent. Trajneri e organizon mirë lojën. Dhe sigurisht pasioni i një shteti të ri është i qartë si dhe shpirti për fanellën dhe flamurin. Presim të jetë sfida më e vështirë”, ka shtuar ai duke theksuar se pret lojë agresive të Kosovës.

Southgate ka thënë se nuk pret që Kosova të mbrohet.

Ai ka lavdëruar disa “Dardanët” duke dalluar Milot Rashicën e Arbër Zenelin si dy yjet që i mungojnë ekipit. Ka thënë se e njeh Bersant Celinën nga Swansea dhe fizikun e sulmuesit Vedat Muriqin. Ka dalluar edhe mbrojtësin Mërgim Vojvoda për paraqitjet “dhe ndihmën që i bën ekipit edhe në fazën ofensive”.

“Kanë rezultatin më të mirë aktualisht në Evropë. Kjo është statistikë që duhet t’i bëjë njerëzit të marrin shënime”, ka deklaruar më tej ai në konferencë.