Fqinjët përballen mes veti në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, raporton Sinjali Sport.
Kampioni i Evropës, Italia, është nikoqire e Zvicrës në arenën “Stadio Olimpico”, që nis nga ora 20:45.
Azzurri e mposhti Zvicrën në fazën e grupeve në Evropian dhe kërkon që sot ta vazhdojë ecurinë e fitoreve ndaj helvetëve.
Italia me 14 pikë është e para për shkak të golaverazhit pasi edhe Zvicra ka 14 pikë, por e renditur si e dyta në grup.
Ky takim pritet të jetë i zjarrtë, pasi fituesi e siguron biletën për Kampionatin Botëror.
Formacionet startuese janë publikuar për këtë takim, mungesë e madhe për mysafirët është kapiteni Xhaka, i cili do të zëvendësohet nga Shaqiri në aspektin e liderit në përfaqësuese.
Italy: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi, Emerson; Barella, Jorginho, Locatelli; Belotti, Insigne, Chiesa
Switzerland: Sommer; Widmer, Schär, Akanji, Ricardo Rodríguez; Freuler, Zakaria; Steffen, Okafor, Shaqiri, Vargas /Gazeta Sinjali Sporti/