10 persona kanë humbur jetë në aksidente trafiku vetëm gjatë janarit të këtij viti.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në aksident trafiku kanë humbur jetën 4 shoferë, 3 pasagjerë dhe 3 këmbësorë.
Ndërkohë që policia kanë bërë thirrje që të bëhet kujdes me shpejtësinë gjatë vozitjes.
“MOS SHPEJTO, FAMILJA TË PRET! Gjatë muajit janar 2021 në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën 10 persona në aksidente të trafikut! Gjatë muajit janar 2021 në aksidente të trafikut kanë humbur jetën 4 shoferë, 3 pasagjerë dhe 3 këmbësorë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/