image Për tri ditë 83 të shëruar nga Covid-19 në Kosovë, në Infektive edhe 36 pacientë

Kosovë

Shëndetësi/ Për tri ditë 83 të shëruar nga Covid-19 në Kosovë, në Infektive edhe 36 pacientë

news image

Infektologu kosovar, Valbon Krasniqi ka thënë se është shënuar rekord i të shëruarve nga COVID -19 në Kosovë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ai thotë se për 3 ditë  janë shëruar 83 pacientë, teksa shton se sonte në Klinikën Infektive tani janë vetëm edhe 36 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Rekord i të shëruarve nga COVID -19 në Kosovë. Për 3 ditë – 83 pacientë të shëruar. Sonte në klinikë bashkë me vetëm 36 pacientë. Pandemia do të kalojë, virusi do të shkon nga këtu. Ne do të mbesim këtu. Të gjithë, ata që ishin të sëmurë e u shëruan, fëmijë, të rritur e të moshuar, të gjithë bashkë do të jemi këtu”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=617283665528812&id=100017415528003