image Për tre muaj, u eksportuan 126 milionë euro produkte nga Kosova

Prodhime Vendore

Për tre muaj, u eksportuan 126 milionë euro produkte nga Kosova

news image

Eksporti i produkteve kosovare gjatë tre muajve të parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 45% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Këto i ka bërë të ditura zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Ai ka sqaruar se përderisa vitin e kaluar ishin eksportuar 87 milionë euro, këtë vit vlera ka arritur në 126 milionë euro.

Ndër zhvillimet kryesore që kemi në këtë fillim vit është rritja e eksportit dhe kemi parë një rritje shumë domethënëse në aspektin e eksportimit të mallrave dhe produkteve kosovare drejt vendeve të ndryshme. Nëse shikohet në vlerë statistikore nëse vitin e kaluar i kemi pas për periudhën janar, shkurt dhe mars rreth 87 milionë euro, këtë vit kemi 126 milionë euro mallra të eksportuara të cilat shkojnë ndaj vendeve të ndryshme, pra rritje është në aspektin e përqindjes rreth 45% më shumë se vitin e kaluar”, tha Stavileci për ekonomiaonline.

Vendet në të cilat eksportohen më së shumti produkte kosovare, Stavileci tha se janë ato të Bashkimit të Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mos përjashtuar edhe vendet e rajonit./Gazeta Sinjali/