Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka nënshkruar dy marrëveshje administrative të cilat obligojnë pronarëve të kafshëve shoqëruese, të bëjnë regjistrimin dhe identifikimin e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas hyrjes në fuqi të këtyre udhëzimeve (10.03.2021), të gjithë personat që mbajnë kafshë shoqëruese (mac, qen), duhet që t’i identifikojnë dhe regjistrojnë kafshët e tyre pranë subjekteve veterinare që do të kontraktohen nga Agjencia Ushqimit dhe Veterinarisë.
Nga tani pritet që të fillojë një fushatë informuese që të informohen mbajtësit e kafshëve për përgjegjësitë e reja ligjore që ju takojnë për të regjistruar kafshët e tyre./Gazeta Sinjali/