image Mustafa: Për t'ua marrë votën, VV mashtroi llapjanët për përfundimin e magjistrales Prishtinë-Podujevë

Politikë

Mustafa: Për t’ua marrë votën, VV mashtroi llapjanët për përfundimin e magjistrales Prishtinë-Podujevë

news image

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se partia në pushtet për ta hartuar projektin e magjistrales Prishtinë-Podujevë do të presin deri në zgjedhjet e tjera.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook thotë se partia në pushtet i kishte mashtruar llapjanët se magjistralja Prishtinë-Podujevë do të përfundohej komplet deri në dhjetor 2022.

“Për t’ua marrë votën llapjanëve në zgjedhje komunale, partia në pushtet i kishte mashtruar se magjistralja Prishtinë-Podujevë do të përfundohej komplet deri në dhjetor 2022. Tash, në janar 2023, e paskan prezantuar para llapjanëve HARTIMIN e projektit të magjistrales. Dmth tek tash paskan filluar ta vizatojnë në LETËR magjistralen!
E realizimi i projektit? KUR del nga letra në terren? Garant duhet pritur zgjedhjet tjera”.

/GazetaSinjali/