image "Na ka gënjyer"/ LDK dorëzon kallëzim penal ndaj ambasadorit Berishaj

Politikë

“Na ka gënjyer”/ LDK dorëzon kallëzim penal ndaj ambasadorit Berishaj

news image

Driton Selmanaj dhe Besian Mustafa, sot kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për ambsadorin Martin Berishaj.

Siç thuhet në njoftimin e tyre, deklaratat e Berishajt në komisionin hetimor parlamentar të datës 17 nëntor të vitit 2022, nuk ishin të vërteta.

“Publikimi në medie i transaksioneve financiare të kompanisë së Ambasadorit Berishaj, edhe gjatë viteve 2020-2021 dhe 2022, nxjerrin përfundimin se ai ka konsumuar vepër penale sipas nenit 383 “Deklarimi i rremë nën betim” dhe nenit 384 “Deklarimi i rremë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kur ka dëshmuar pranë komisionit hetimor parlamentar me 17 nëntor 2022, duke thënë për kompaninë e tij “MB Consulting” “se është firmë që e ka formuar në vitin 2017 dhe se e njëjta nuk funksionon nga viti 2020”. Ju kujtojmë se konsumimi i kësaj vepre penale parasheh dënimin deri në 5 vite burgim”, thuhej në njoftimin e LDK-së.

12 1

Dorëzimin e kallëzimit penal e kishte paralajmëruar dje edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili tha se ambasadori Berishaj, ka gënjyer gjatë raportimit të tij në Kuvend dhe kësisoj, Selmanaj, në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Hetimor Parlamentar, do të dorëzojë kallëzim penal ndaj Berishajt për deklarim të rrejshëm nën betim.

Selmanaj ka thënë se gjatë raportimit të tij para Komisionit Hetimor, Berishaj e ka pranuar se ka qenë i punësuar nga kompania GEN, e cila e ka bazën në Beograd. “Kam qenë këshilltar aty [te GEN-i], kam punu edhe si profesor”.

/GazetaSinjali/