image Për të dytën herë, dështon votimi për gjyqtarë të Kushtetueses - do të shpallet konkurs i ri

Politikë

Për të dytën herë, dështon votimi për gjyqtarë të Kushtetueses – do të shpallet konkurs i ri

news image

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare, ku deputetët kanë votuar për të dytën herë për caktimin e dy gjyqtarëve të Kushtetueses, shkruan Sinjali.

Në garë ishin Albert Avdiu , Etrur Maloku dhe Bardh Bokshi dhe sipas votave të numëruara, më së shumti vota ka marrë Avdiu (60) por jo mjaftueshëm që të caktohet gjyqtar.

Më së paku vota ka marrë Bardh Bokshi (39), ndërsa Etrur Maloku ka marrë 52 vota.

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, tha se do të shpallet konkurs i ri pasi asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme.

Kujtojmë se në rundin e parë u eliminua Dukagjin Abdyli, i cili mori më së paku vota.

/GazetaSinjali/