image "Për ta ende kujdeset nëna e tyre", Arbenita Ismajli ‘thumbon’ Feron me postimin e ri në Instagram?

Bota e Yjeve

“Për ta ende kujdeset nëna e tyre”, Arbenita Ismajli ‘thumbon’ Feron me postimin e ri në Instagram?

news image

Ish-çifti Fero e Arbenita po vazhdojnë thumbimet ndaj njëri-tjetrit, anipse pas akuzave për dhunë në familje nga reperi, dyshja i kanë dhënë fund martesës, nga e cila kanë edhe një vajzë që quhet Nina.

Ishte Fero i cili me një deklaratë për Arbenitën tha se “jam musliman tani dhe nuk kam lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Secili e kemi jetën me respekt për njeri-tjetrin sepse kemi një vajzë, por sot jam musliman dhe nuk kam lidhje me të. Ajo zgjodhi jetën e saj”, e që dhezi pak a shumë tensionet mes ish-çiftit.

Si një kundërpërgjigje, Arbenita zgjodhi një ‘meme’ në InstaStory që kishte në fokus djemtë 25 vjeçar të Ballkanit që janë të papunë, e që për ta ende kujdeset nëna e tyre.

“Çka të them më tepër?”, ka shkruar Arbenita në mbishkrimin e postimit i cili lë të kuptohet që është pikërisht për ish-bashkëshortin e saj që tashmë përpos një mysliman i devotshëm, nuk është asgjë tjetër me profesion.

/GazetaSinjali/