image "U bë njëri prej tyre", nuk ndalet Arbenita - ironizon sërish me Khattabin

Bota e Yjeve

“U bë njëri prej tyre”, nuk ndalet Arbenita – ironizon sërish me Khattabin

news image

Ish-çifti Khattab e Arbenita po vazhdojnë thumbimet ndaj njëri-tjetrit, anipse pas akuzave për dhunë në familje nga reperi, dyshja i kanë dhënë fund martesës, nga e cila kanë edhe një vajzë që quhet Nina

Ishte ish-reperi i cili me një deklaratë për Arbenitën tha se “jam musliman tani dhe nuk kam lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Secili e kemi jetën me respekt për njeri-tjetrin sepse kemi një vajzë, por sot jam musliman dhe nuk kam lidhje me të. Ajo zgjodhi jetën e saj”, e që dhezi pak a shumë tensionet mes ish-çiftit.

Pas kësaj deklarate nuk kanë munguar thumbat e njëpasnjëshëm nga Arbenita.

Së fundmi ajo ka ndarë një video tjetër ku shkruhet: “Kur ai nuk më besonte se unë injoroja meshkujt e tjerë për të, derisa edhe ai u bë një prej tyre”, duke nënkuptuar se ajo ka qenë personi që e ka mbyllur lidhjen.

/GazetaSinjali/