image Për shtatë muaj mbi 1 milion turistë nga Kosova vizituan Shqipërinë

Kosovë

Për shtatë muaj mbi 1 milion turistë nga Kosova vizituan Shqipërinë

news image

Nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë mbi hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri-Kosovë kanë pasur rritje në vitin 2021 nga viti paraprak 2020.

INSTAT thotë, se në periudhën janar-korrik 2021, kosovarët ishin të parët në rajon për vizita në Shqipëri. Referuar INSTAT-it, gjatë shtatë-mujorit hyrjet e qytetarëve nga Kosova janë 1 milionë e 381 mijë e 532 turistë. Thënë ndryshe, 877 mijë e 934 më shumë se për të njëjtën periudhë të 2020.

Në periudhën janar – korrik 2019, ishin 1 milionë e 57 mijë e 545 vizitorë nga Kosova në Shqipëri.

Vetëm gjatë muajit korrik 2021, në Shqipëri shkuan 521 mijë e 265 turistë, ndërsa gjatë korrikut të 2020-së, i cili konsiderohet si viti i pandemisë COVID-19, ishin 205 mijë e 436 qytetarë që kishin kaluar pushimet në shtetin shqiptar.

Për sa i përket vizitave për muajin korrik 2019, kosovarët përsëri ishin të parët që bënë më shumë vizita në Shqipëri, pra në një total prej 448 mijë e 896 turistë.

/GazetaSinjali/