image Për shkak të pronës theri me thikë familjarin e tij, ky është prizrenasi që përfundoi në paraburgim

Siguri

Për shkak të pronës theri me thikë familjarin e tij, ky është prizrenasi që përfundoi në paraburgim

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë kompetente për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të dyshuarit që theri me thikë një person të hënën në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për 52-vjeçarin, Aqif Vasija.

Përmes një komunikate për media, Gjykata ka bërë të ditur se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve që lidhen me pronë.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: Me datë 14 nëntor, në orët e mbrëmjes, në Prizren, me dashje tenton të privon nga jeta të dëmtuarin, B.V., në atë mënyrë që, për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës, në momentin që i dëmtuari parkon automjetin para dyerve të shtëpisë, i pandehuri me mjetë të prehtë – thikë, e godet disa herë të dëmtuarin në kokë, qafë, dhe shpatullën e majtë të krahut të pjesë së pasme, duke ia rrezikuar jetën të përshkruara si në Raportin Mjekësore të Qendrës Emergjente të Spitalit”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë me dije viktima ndodhej në rrezik për jetën, pasi kishte humbur shumë gjak. Ai i është nënshtruar intervenimit kirurgjik për shkak të plagëve që ka pësuar nga goditja me thikë në qafë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/