image Për shkak të mungesës së rrymës, dy lagje të Prishtinës do të mbesin edhe pa ujë

Sociale

Për shkak të mungesës së rrymës, dy lagje të Prishtinës do të mbesin edhe pa ujë

news image

Lagjja “Bregu i Diellit” dhe lagjja “Matiqan” në Prishtinë pritet të mbesin edhe pa ujë të pijshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Për këto reduktime, ujësjellësi fajëson palët e treta.

“Kur ndërprerja e energjisë elektrike është e tejzgjatur , atëherë kapaciteti i gjeneratorëve që kemi ne nuk i përballon mbajtjes së funksionimit të mirëfilltë të pompave, konkretisht në rezervuarin e Mirditës.

Deri më tash e kemi mbajtur mjaft mirë, por tash e tutje nëse ka mungesë të energjisë elektrike edhe më tej, ju njoftojmë se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në lagjen ‘Bregu i Diellit’ dhe ‘Matiqan'”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit./Gazeta Sinjali/