Për shkak të virusit vdekjeprurës, kompania Apple ka mbyllur të gjithë rrjetin e dyqaneve në Kinë, transmeton Gazeta Sinjali.
Virusi vdekjeprurës i njohur si “koronavirus” që është përhapur në Kinë, por edhe më gjerë, ka shkaktuar panik të madh edhe te zyrat e kompanisë teknologjike Apple.
Drejtuesit e kësaj kompanie, kanë marrë vendimin për të mbyllur të gjithë rrjetin e dyqaneve zyrtare të tyre në Kinë, të paktën deri më datën 9 shkurt.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se zyrtarët nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë vendim.
Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e “koronavirus-it” ka shkuar në 259, ndërsa numri i të infektuarve në 11,791 persona.
Qyteti që ka regjistruar më shumë raste është Hubei, ndërsa vendi ku është përhapur virusi ishte Wuhan./Gazeta Sinjali/