image Për shkak të koronavirusit anulohet premiera e filmit të James Bond "No time to die" në Pekin

Film

Botë/ Për shkak të koronavirusit anulohet premiera e filmit të James Bond “No time to die” në Pekin

news image

Koronavirusi është bërë shkak që është anuluar premiera e filmit të James Bond “No time to die”, transmeton Gazeta Sinjali.

Premiera e filmit ishte paraparë të mbahej në Pekinë të Kinës, mirëpo si pasojë e vazhdimit të numrit të të infektuarve me koronavirus, është anuluar premiera.

Përveç filmit të James Bond, janë anuluar edhe shfaqja e shumë filmave të tjerë si “Dolittle”, “Little Women” dhe “Jojo Rabbit”, shkruajnë mediat e huaja.

Deri tani nga ky virus kanë vdekur më shumë se 1 mijë e 800 persona, ndërsa janë infektuar më shumë se 71 mijë./Gazeta Sinjali/