Sokol Xhafa, i cili është ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv së ndërmarrjes së ujësjellësit “Prishtina”, ka paralajmëruar se do të ketë reduktime të ashpra, nëse nuk ndalen keqpërdorimet e ujit.
Xhafa, krahas postimit të tij në Facebook, ka publikuar edhe disa video të lagjeve të Prishtinës, në të cilat shihet duke rrjedhur uji, shkruan Gazeta Sinjali.
E krejt këtë, Xhafa e quan “kulturë qytetare”, ose më mirë thënë sipas tij, qyqare.
Ai ka lutur qytetarët që t’i lajmërojnë keqpërdorimet, përndryshe sipas tij, e ardhmja e afërt do të jetë me reduktime të ashpra në të gjitha qytetet dhe zonat.
“‘Kultura’ jonë ‘qytetare’, ose më mirë qyqare. Keqpërdorimet – vjedhjet e ujit në të gjitha anët”, ka shkruar ai si përshkrim të pamjeve nga disa zona. “Lusim qytetarët të lajmërojnë keqpërdorimet, përndryshe e ardhmja e afërt mund të rikthejë reduktimet e ashpra në të gjitha qytetet dhe zonat“. ka shkruar Xhafa.