Dorëzimi i çmimit Nobel, Peter Handkes, shkrimtarit austriak i cili ishte mbështetës i regjimit të Slobodan Millosheviqit gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, ka nxitur reagime, polemika e protesta të shumta.
Madje për këtë, mjekja suedeze Christina Doctare, e cila e ka fituar çmimin Nobel në vitin 1988, e ka kthyer mbrapsht atë te Akademia Suedeze, për shkak të Handkes.
Ceremonia e dorëzimit të çmimit për Handken u pasua nga një bojkot nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Turqia. Protestat spontane, përpara ceremonisë zyrtare të ndarjes, u mbajtën para Qendrës Memoriale Potocari në Srebrenica, dhe më vonë në kryeqytetin Suedez, Stokholm.
Protestuesit u mbloidhën në një minutë heshtje për nder të viktimave të genocidit të Srebrenicës në verën e 1995 dhe viktimave të luftërave në të gjithë ish-Jugosllavinë.
Doctare kujtoi luftërat në Ballkan, nga të cilat raportoi dhe tregoi krimet që kanë ndodhur. Ajo foli për trupat e masakruar e të rënë dhe tmerret që ajo dëshmoi.
“Për sa kohë që unë jetoj, unë do të dëshmoj se e vërteta e një lufte të tmerrshme nuk do të ekuilibrohej kurrë,” shtoi ajo./Gazeta Sinjali/